Ndërlidhjet

PRISHTINË


Perëndimi duhet tash të përgatisë një plan për Kosovën në rast se dështojnë bisedimet me Serbinë deri më 10 dhjetor, ka deklaruar shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker. Ryker, i tha agjencisë Rojters se situata në Kosovës nuk mund të zgjatet në pafundësi.
"Ne nuk do duhej të dështonim pas 10 dhjetorit. Kuptohet që çdonjëri preferon që bisedimet të rezultojnë me marrëveshje, por bashkësia ndërkombëtare e në veçanti Bashkimi Evropian duhet të përgatitet edhe për rezultatet tjera ka thënë Ryker.
Populli i Kosovës është i lodhur dhe i frustruar dhe po fillon të humbë besimin në udhëheqësit e tyre dhe bashkësinë ndërkombëtare. Duhet që atyre tu ofrohet një persepktivë e qartë, ka përfunduar Ryker.
XS
SM
MD
LG