Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Presidenti amerikan Xhorxh Bush sot qëndroi në një vizitë të papritur në Irak. Bush nga baza ajrore Al-Asad në përendim të Bagdadit, ka paralajmëruar se disa trupa amerikane ka të ngjarë që të dërgohen në shtëpi nëse gjendja e sigurisë në Irak vazhdon të përmirësohet, por pa e saktësuar numrin dhe kohën kur kjo mund të ndodhë.
"Në Anbar mund të shihen ndryshime dramatike, e tëra kjo vjen si rezultat i sigurisë më të madhe për irakianët. Me fjalë tjera, ju po e shihni suksesin. Ju po i shihni Sunitët të cilët më parë luftonin krah për krah me Al Kaidën kundër forcave të koalicionit, tash i shihni krah për krah me forcat e koalicionit kundwr Al Kaidës", tha presidenti amerikan.
Presidentin Bush në Irak e shoqëruan Sekretarja e shtetit Condoleza Rice dhe këshilltari për Siguri Kombëtare Stefan Hadley.Vizita u realizua vetëm disa ditë para se ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker dhe numri i një forcave amerikane në këtë vend David Petraeus, të paraqesin dëshminë para Kongresit për progresin e arritur në Irak.
XS
SM
MD
LG