Ndërlidhjet

MOSKË


Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen negociatore për Kosovën Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se "në kuadër të Grupit të Kontaktit është shqyrtuar çështja e ndarjes së Kosovës".
"Këtë çështje e kemi inicuar edhe gjatë takimit me palët në bisedime", ka thënë Kharchenko, për të shtuar se Prishtina dhe Beogradi kanë thënë se ndarja për ta është e papranueshme.
Rrjedhimisht, tha përfaqësuesi rus, çështja e ndarjes nuk është në tryezën e bisedimeve, por ai shtoi se për treshen do të jetë e pranueshme çdo zgjidhje, me të cilën pajtohen Prishtina dhe Beogradi.
Kharchenko ka thënë se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do mbajnë bisedime direkte për statusin e Kosovës nga fundi i shtatorit, pas takimit të Grupit të Kontaktit më 27 shtator në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG