Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i BE-së në Treshen negociatore për Kosovën, e vazhdon ditën e dytë të vizitës joformale në Beograd. Wolfgang Ischinger sot u takua me zëvendës kryeministrin serb Bozhidar Djeliç. Ky i fundit i ka thënë diplomatit evropian se Serbia kontribuon në gjetjen e një kompromisi, të bazuar në parimet e të drejtës ndërkombëtare, që nuk do të cënonte integritetin territorial të Serbisë.
Ischinger do të takohet edhe me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit.
Pas vizitës në Beograd, Ischinger do të udhëtojë në Bruksel, ku me zyrtarët e BE-së do të diskutojë mbi procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Në takimin joformal më 7 dhe 8 shtator në Vijana du Castelo në Portugali, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG