Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Është në interes të Kosovës dhe të rajonit që Kosova të bëhet e pavarur me mbikqyrje ndërkombëtare, ashtu siç ka propozuar Martti Ahtisaari, deklaroi sot në Prishtinë raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, lordi Russel Johnston.
Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, Johnston tha se është i befasuar me qëndrimin e Rusisë dhe deklaratat e zyrtarëve rusë për statusin e Kosovës.
"Pres që zgjidhja për statusin e Kosovës të gjindet për një kohë të shkurtë, sepse vazhdimi i paqartësisë e dëmton ekonominë dhe krijon tensione politike", tha Johnston, duke shfaqur shpresën se çështja e statusit të Kosovës do të zgjidhet gjatë dhjetorit.
Presidenti Sejdiu tha se për institucionet dhe ekipin negociator të Kosovës, më e rëndësishmja është që të respektojnë vullnetin e popullit të Kosovës, i cili dëshiron shtet të pavarur dhe sovran.
XS
SM
MD
LG