Ndërlidhjet

BERN


Ushtarët zviceranë do të tërhiqen nga përbërja e KFOR-it nëse vjen deri tek shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, ka paralajmëruar presidenti i Zvicrës Samuel Schmid, i cili javën e kaluar qëndroi në Kosovë. Sipas mediave në Zvicër, Schmid ka thënë se ushtarët zviceranë marrin pjesë në misionet jashtë vendit vetëm në bazë të mandatit të Kombeve të Bashkuara apo të OSBE-së. Rreth 220 ushtarët zviceranë ndodhen në Kosovë prej vitit 1999.
XS
SM
MD
LG