Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Disa mijëra njerëz u tubuan sot në Prishtinë për të protestuar kundër krimit në Kosovë.
"Vrasja e oficerit të policisë ishte një sulm nga ana e grupeve të organizuara kriminale", u tha protestuesve kryeministri Agim Çeku duke iu referuar vrasjes së oficerit të njësive speciale në SHPK, Triumf Riza.
Misioni i UNMIK-ut gjithashtu e mbështeti protestën, duke e quajtur vrasjen e Rizës "krim neveritës dhe tragjedi të tmerrshme".
"Mbështetja e shprehur ndaj familjes së tij është shenjë se populli i Kosovës nuk e pranon krimin dhe dhunën. Vdekja e tij i ka bashkuar njerëzit e Kosovës kundër krimit si asnjë ngjarje tjetër që unë kam parë sa jam këtu", tha shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker.
XS
SM
MD
LG