Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen negociatore për Kosovën Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se "në kuadër të Grupit të Kontaktit është shqyrtuar çështja e ndarjes së Kosovës". "Këtë çështje e kemi inicuar edhe gjatë takimit me palët në bisedime", ka thënë ai për të shtuar se Prishtina dhe Beogradi kanë thënë se ndarja për ta është e papranueshme.
Rrjedhimisht, tha Kharchenko, çështja e ndarjes nuk është në tryezën e bisedimeve, por ai shtoi se për treshen do të jetë e pranueshme çdo zgjidhje, me të cilën do të pajtoheshin Prishtina dhe Beogradi.
Kharchenko tha se pret që më 28 shtator në Nju Jork të zhvillohen bisedime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka vlerësuar se pala kosovare nuk do të shpallë pavarësinë, meqë sipas tij, "kjo do të pengonte mundësinë për bisedime të mëtejme".
XS
SM
MD
LG