Ndërlidhjet

BUKURESHT


Serbia është e gatshme të "shkojë shumë larg" për të arritur kompromis mbi Kosovën tha ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.
"Ne jemi të gatshëm të shkojmë shumë larg, jemi të gatshëm të jemi fleksibilë në kuptimin e definimit të pushtetit të autonomisë", tha Jeremiç pas një takimi vjetor të diplomatëve në Bukuresht. Ai tha se "çdo zgjidhje kompromisi është më e mirë se zgjidhja e imponuar".
Serbia e sheh kompromisin si "përpjekje për t'i bashkërenduar kërkesat tona legjitime për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial ashtu siç ka të drejtë të bëjë çdo vend në botë, me kërkesat legjitime të shqiptarëve në Kosovë për shkallën maksimale të vetëqeverisjes", tha Jeremiç.
Më herët, Jeremiç tha se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis, por jo të lejojë ndarjen dhe as pavarësimin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG