Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministri i mbrojtjes, Franz Jozef Jung njoftoi sot se tre persona janë arrestuar në Gjermani të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste. Ministri Jung i deklaroi televizionit gjerman se ka ekzistuar një "kërcënim i afërt". Gjatë mëngjesit të sotëm, një rrjet publik gjerman raportoi se dy prej të arrestuarve janë me kombësi gjermane ndërsa i treti është pakistanez. Ata kishin planifikuar sulme në aeroportin e Frankfurtit dhe në bazën ushtarake amerikane në Ramshtajn. Tre të dyshuarit ishin arrestuar mbrëmë vonë.
XS
SM
MD
LG