Ndërlidhjet

BAGDAD


Komandanti i lartë i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Irak Raymond Odierno, tha se muajt e ardhshëm do të jenë kritik për të vlerësuar nëse dhuna mund të zvogëlohet edhe mëtutje dhe të mbahet siguria me më pak trupa amerikane. Gjenerali Odierno, tha se intensiteti i sulmeve në muajin gusht ishte më i ulët në 13 muajt e fundit. Këto komente u bënë pasi një raport jo partiak i qeverisë amerikane konkludoi se qeveria e Irakut, ka dështuar t'i plotësoj 11 prej 18 standardeve politike dhe ushtarake të përcaktuara nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG