Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Serbia është e gatshme të përdorë edhe forcën për t'i penguar vendet perëndimore që ta njohin pavarësinë e Kosovës, e transmeton International Herald Tribune sekretarin shtetëror për Kosovën Dushan Prorokoviç.
Sipas gazetës, Prorokoviç ka paralajmëruar një varg masash "të ashpra" nëse Kosova shpall pavarësinë dhe nëse Perëndimi do ta njohë atë. Prorokoviç ka thënë se masat e tilla mund të jenë vendosja eventuale e forcave serbe në Kosovë, bllokada e kufijve të Kosovës dhe embargoja tregtare.
Zyrtari serb ka thënë se në rast të shpalljes së pavarësisë, do të bëhej e pavlefshme marrëveshja e Kumanovës.
"Pa marrëveshjen e Kumanovës, ushtria jonë mund të kthehet pa kufizime legale. Mund ta kalojë kufirin dhe të lëvizë nëpër tërë Kosovën pas asnjë pengesë legale", ka thënë Prorokoviç.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç ka thënë se
Serbia nuk do përgjigjet ushtarakisht nëse Kosova njëanshëm e shpall pavarësinë. Jeremiç i tha gazetës Financial Times se shpallja e pavarësisë së Kosovës do ta hapte "kutinë e Pandorës" të problemeve të sigurisë në rajon.
"Nuk do të kontribuojmë në destabilizimin e Kosovës me mjete fizike, ushtarake apo të sigurisë. Do të përdoren të gjitha burimet diplomatike dhe politike, pa ato të sigurisë dhe të mbrojtjes. Politikisht, moralisht dhe praktikisht, ne nuk mund ta shesim Kosovën në një Serbi demokratike" tha ai.
XS
SM
MD
LG