Ndërlidhjet

ROMË


Ka ndërruar jetë ylli i operës italiane Luciano Pavaroti. Këngëtari vdiq në moshën 71-vjeçare në shtëpinë e tij në Modena. Vitin e kaluar Pavaroti u diagnostifikua me kancer në pankreas, dhe në gusht të këtij viti iu nënshtrua trajtimit mjekësor.
Pavaroti, i cili konsiderohet si një nga tenorët më të mëdhej të kohës, për 40 vjet me radhë ka kënduar në skenat e operas në botë. Paraqitjet e tij karizmatike me tenorët Placido Domingo dhe Jose Carreras, disa herë edhe me pop këngëtarët, kanë tërhequr qindra mijëra adhurues të rinj të muzikës në sallat e operas.
XS
SM
MD
LG