Ndërlidhjet

logo-print

VIANA DO CASTELLO


Në Portugali sot filloj takimi dy-ditësh i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Temë diskutimi do të jenë çështja e Kosovës, gjendja në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet rreth kushtetutës evropiane.
Nesër pjesëmarrësve do t'u drejtohet ndërmjetësuesi i BE-së në Treshen negociatore, Wolfgang Ischinger, i cili do t'i njoftojë shefat e diplomacive për takimin e parë të treshes së Grupit të Kontaktit me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë.
XS
SM
MD
LG