Ndërlidhjet

SIDNEJ


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin biseduan sot rreth planeve amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropën Qendrore. Takimi u mbajt anash samitit Azi-Paqësor në Sidnej të Australisë.
Putin tha se ekspertë nga të dy palët përsëri do të takohen për ta inspektuar stacionin e radarit në Azerbejxhan, për të cilin Moska ka sugjeruar që të shfrytëzohet edhe nga Shtetet e Bashkuara, në vend të sistemit mbrojtës në Evropë.
"Diskutuam edhe për problemin bërthamor të Iranit. dëshiroj të theksoj se Rusia ka për qëllim të vazhdoj të punoj së bashku me partnerët tanë në zgjidhjen e problemit gjithnjë në kuadër të kornizës së Agjencisë bërthamore dhe Kombeve të Bashkuara. Ne shpresojmë se do të hartohet një rezolutë e cila do të jetë në interesë të gjithë komunitetit ndërkombëtarë dhe popullit të Iranit", deklaroi Presidenti Putin pas takimit me homologun amerikan Xhorxh Bush. Në anën tjetër, Presidenti Bush tha se bisedimet ishin "të përzemërta dhe konstruktive".
XS
SM
MD
LG