Ndërlidhjet

VIANA DO CASTELO


Zyrtari i Departamentit amerikan të shtetit, Kurt Volker ka theksuar se duket se Kosova është e përkushtuar për ta shpallur pavarësinë në mungesë të një zgjidhjeje. "Mendoj se të gjithë ne duhet ta marrim përgjegjësinë tonë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit", i tha zoti Volker agjencisë AFP. Mëtutje ai u shpreh se "ne do ta njohim pavarësinë e Kosovës, derisa, vlerësojmë se, poashtu edhe një numër i të tjerëve do ta bëjnë këtë, pasi kjo është e vetmja mënyrë stabile për të ecur përpara në Ballkan" dhe shtoi se shpreson se të dy palët do të arrijnë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG