Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Edi Rama, lider i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që është partia më e madhe opozitare, tha se grupi socialist evropian në Parlamentin Evropian, do ta çojë deri në fund një iniciativë për një rezolutë në mbështetje të plotë të pavarësisë së Kosovës bazuar në planin e Martti Ahtisaarit. Sipas tij, për këtë plan nuk mund të negociohet. Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili u shpreh se pavarësisht nga kërcënimet e zyrtarëve serbë, për kthim me forcë në Kosovë, situata e sigurisë është stabile. Zoti Rama u takua edhe me zyrtarë të tjerë dhe liderë politikë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG