Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët e sigurisë në Irak njoftuan se nga një sulmues vetëvrasës me bombë në lagjen Sadr City të Bagdadit, u vranë së paku 15 vetë dhe disa të tjerë u plagosën. Kjo lagje është e banuar me popullatë shumicë shiite. Më herët gjatë ditës policia njoftoi se nga një shpërthim në tregun e qytetit shiit, Kufa, u vranë së paku katër vetë, përfshirë këtu dy fëmijë dhe u plagosën tetë të tjerë.
XS
SM
MD
LG