Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Kryeministri grek Costas Karamanlis tha se Greqia insiston se për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të merren në konsideratë të gjitha vendet e afërta në rajon.
"Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të marrë në konsideratë të ardhmen evropiane të të gjitha vendeve të rajonit", tha sot Karamanlis, për të shtuar se çdo zgjidhje duhet gjithashtu të ketë pëlqimin edhe të Beogradit.
"Nuk ka zgjidhje që mund të imponohen nga lart. Çdo zgjidhje duhet të jetë e pranueshme, apo të paktën të jetë e tolerueshme nga të gjitha palët", e transmeton agjencia DPA kryeministrin e Greqisë.
XS
SM
MD
LG