Ndërlidhjet

TIKRIT


Të paktën nëntë policë dhe pesë ushtarë irakianë janë vrarë sot në sulme të ndara në Irakun verior. Pesë policët e humbën jetën kur stacioni i tyre u godit me predhë dhe armë të lehta në qytetin Baiji, ndërsa ushtarët e humbën jetën kur një sulmues vetëvrasës e hodhi në erë kamionin e tij në një postbllok afër një ure që lidh Bagdadin me qytetin Balad.
Sot, ushtria amerikane tha se është vrarë një militant i Al Kaedës, i cili i ka orkestruar sulmet në Irak në muajin gusht. Abu Mohammed al-Asri është vrarë në një sulm nga ajri 70 km larg Mosulit.
XS
SM
MD
LG