Ndërlidhjet

BAGDAD


Në Irak është arritur progres në të gjitha drejtimet, ka deklaruar kryeministri Nuri Al-Maliki në hapje të konferencës rajonale në Bagdad, në të cilën janë tubuar përfaqësues të vendeve fqinje për të shqyrtuar ndihmën që mund të japin për të ndalur gjakderdhjen, konsoliduar procesin e pajtimit dhe rindërtimit të vendit.
Në bisedimet në Bagdad ulen së bashku delegacione nga Siria dhe Irani, përfaqësues nga pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësues të Ligës Arabe.
XS
SM
MD
LG