Ndërlidhjet

SIDNEJ


Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se mund të japë dorëheqje nëqoftëse qeveria e tij nuk arrin t'ia vazhdojë mandatin misionit japonez në mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan. Abe i bëri këto komente sot anash samitit të liderëve të Azisë dhe Paqësorit në Sidnej të Australisë.
Prej vitit 2001, marina e Japonisë i furnizon me karburant anijet e koalicionit në Oqeanin Indian, në bazë të një ligji, i cili skadon më 1 nëntor.
XS
SM
MD
LG