Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia u tha Shteteve të Bashkuara se "kërcënimet e hapta" amerikane për të njohur pavarësinë e Kosovës mund t'i rrënojnë bisedimet që synojnë gjetjen e zgjidhjes për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç tha sot se Serbia ka kërkuar sqarime nga Uashingtoni për deklaratën e Departamentit të Shtetit rreth gatishmërisë për të njohur Kosovën nëse ajo e shpall pavarësinë.
"Ambasada amerikane në Beograd është duke u konsultuar me Uashingtonin dhe ne presim që sa më parë të marrim përgjigjen", ka thënë Jeremiç.
Ndërkohë, në një letër drejtuar organizatës botërore, kryeministri Vojisllav Koshtunica u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin masa kundër asaj që e ka cilësuar si "politikë të forcës" nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Koshtunica ka shkruar se Serbia "po përballet me kërcënim direkt nga Shtetet e Bashkuara, të cilat do ta njohin pavarësinë e Kosovës ilegalisht ".
XS
SM
MD
LG