Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Zyrtarët e Pakistanit, thonë se ish kryeministri Nawaz Sharif është dëbuar nga vendi, vetëm disa orë pasi sot ishte kthyer në Islamabad pas shtatë vitesh në ekzil. Zoti Sharif ishte arrestuar nën akuza të korrupsionit në momentin e ardhjes së tij dhe ishte vendosur në aeroplan për në Arabinë Saudite, ku ai jetonte në ekzil. Më herët gjatë ditës policia u përlesh me mbështetësit e ish kryeministrit Sharif, që përpiqeshin të arrinin në aeroport për ta pritur atë. Ish kryeministri Nawaz Sharif, ka thënë se ai dëshironte të bënte fushatë kundër regjimit të zotit Musharraf për zgjedhjet e planifikuara më vonë këtë vit.
XS
SM
MD
LG