Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sot shënohet 6-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Në qytetin e Nju Jorkut, anëtarë të familjeve do të vënë lule në vendin ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë, dhe do të lexohen emrat e më shumë se 2.700 viktimave. Për sulmet në Nju Jork dhe Uashington u fajësua rrjeti terrorist Al Kaeda i Osama bin Laden.
Në Prishtinë, pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës do t'i nderojnë viktimat e 11 shtatorit duke ndezur qirinj në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së.
Po sot, në Prishtinë përfundon Festivali i Filmit të shkurtër "9/11", i cili mbahet çdo vit në përvjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG