Ndërlidhjet

BERLIN


Policia gjermane ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë në bazën ajrore amerikane në perëndim të Gjermanisë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara u kërcënuan për një suëm me bomba. Policia tha se në bazën në Spangdahlem ka telefonuar një person, i cili ka folur gjermanisht me theks të huaj, dhe është kërcënuar se do ta sulmojë bazën me bomba.
Kërcënimi është bërë në prag të sulmeve terroriste të 11 në Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi autoritetet gjermane thanë se parandaluan një sulm të madh nga një celulë vendore e militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG