Ndërlidhjet

BERLIN


Policia gjermane ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë në bazën ajrore amerikane në perëndim të Gjermanisë, pasi forcat e Shteteve të Bashkuara u kërcënuan për një sulm me bomba. Policia tha se në bazën në Spangdahlem ka telefonuar një person, i cili ka folur gjermanisht me theks të huaj, dhe është kërcënuar se do ta sulmojë bazën me bomba.
Pas këtyre kërcnimeve ka reaguar gjenerali Robertson.
"Nuk është hera e parë që ne këtu në bazën ajrore Spangdahlem të marrim këso kërcnimesh, por ky i fundit që vjen sot më 11 shtator ka një rëndësi të veçant për ne", ka thënë gjenerali Robertson.
Kërcënimi është bërë në prag të shënimit të 6 vjetorit të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, disa ditë pasi autoritetet gjermane thanë se parandaluan një sulm të madh nga një celulë vendore e militantëve islamikë.
XS
SM
MD
LG