Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Qeveria irakiane ka mirëpritur raportin e komandantit të trupave amerikane në Irak, i cili rekomandoi që 30 mijë trupa të tërhiqen deri në verën e vitit 2008.
Raporti iu prezantua Kongresit në seancën dëgjimore nga gjenerali David Petraues. Petraeus gjithashtu tha se reduktimi i parakohshëm i trupave amerikane në Irak mund të jetë "shkatërrues".
Ambasadori amerikan në Bagdad, Ryan Crocker, i cili gjithashtu dëshmoi në Kongres, tha se gjendja në Irak po përmirësohet, megjithëse qeveria nuk gëzon mbështetje të gjerë politike.
XS
SM
MD
LG