Ministri i jashtëm italian, Masimo D'Alema deklaroi mbrëmë se "arritja e marrëveshjes për pavarësinë e Kosovës është mjaft e ndërlikuar". "Duket mjaft e vështirë dhe e ndërlikuar arritja e qëllimit të cilin e propozojmë, e kjo është që me bisedimet shtesë, që po vazhdojnë, të krijohen kushte për arritjen e marrëveshjes në bazë të së cilës Kosova do të mund të bëhej e pavarur, por që kjo të mos jetë në konflikt me Serbinë", ka thënë zoti D'Alema në një takim në qytetin italian, Bari. Ai mëtutje u shpreh se do të ishte shumë e rëndësishme që të arrihet marrëveshje e pranueshme për të dy palët dhe që për vendet e Ballkanit të mbetet e hapur mundësia e integrimit në Evropë, raporton agjencia Ansa.