Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica i bëri thirrje Bashkimit Evropian të mos e njohë Kosovën nëse ajo e shpall pavarësinë.
"Bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian duhet ta bëjnë të qartë se shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk është vetëm shkelje e Kartës së KB, por edhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon", tha Koshtunica pas takimit me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans Gert-Pottering.
Më herët, pas takimit me shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE, Javier Solana, Koshtunica tha se "Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit janë institucionet e vetme ku do të duhej të zgjidhet dhe të trajtohet statusi i ardhshëm i Kosovës".
Lidhur me deklaratat e sekretarit shtetëror Dushan Prorokoviç, se Beogradi është i gatshëm të dërgojë trupa nëse Kosova shpall pavarësinë, Koshtunica se ato janë keqinterpretuar dhe nxjerrë nga konteksti. Serbia "nuk paraqet kërcënim për askënd, Serbia është ajo që po kërcënohet, asaj i janë bërë shumë kërcënime", tha Koshtunica.
Solana ndërkaq ka thënë se do ishte e preferueshme që serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 17 nëntorit.
XS
SM
MD
LG