Ndërlidhjet

TOKIO


Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe shpalli sot se do të japë dorëheqje. Abe e mori detyrën para një viti duke premtuar se do t'i japë shtysë profilit global japonez të sigurisë, si dhe do të vazhdojë me reformat dhe rritjen ekonomike.
Por në korrik, partia Liberal Demokrate dhe partnerët e koalicionit e humbën kontrollin në parlament, pas disa skandaleve financiare ku ishin përfshirë disa ministra të kabinetit.
Abe gjithashtu përballet me beteja në parlament për vazhdimin e misionit të Japonisë në mbështetje të operacioneve në Afganistan, ku anijet japoneze i furnizojnë me karburant luftanijet e koalicionit të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
Mandati i misionit japonez skadon më 1 nëntor.
XS
SM
MD
LG