Ndërlidhjet

PARIS


Franca u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të caktuara për 17 nëntor, dhe të injorojnë thirrjen e Beogradit për bojkotimin e zgjedhjeve.
"I ftojmë serbët e Kosovës, ashtu si dhe bashkësitë tjera, që të angazhohen në procesin zgjedhor në mënyrë që të punojnë për të ardhmen e përbashkët", ka deklaruar zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Frederic Desagneaux.
Ai ka shtuar se Franca shpreh keqardhje për thirrjen e autoriteteve të Beogradit për bojkotimin e zgjedhjeve, sepse bojkoti do t'i privojë të drejtën bashkësisë serbe në Kosovë që të vendosë për të ardhmen e saj.
XS
SM
MD
LG