Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria amerikane njoftoi se trupat afgane dhe ato të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë vrarë së paku 10 militantë talibanë, në luftimet në pjesën jugore të Afganistanit. Në këtë njoftim thuhet se 5 u vranë gjatë ndërhyrjes në një objekt të dyshuar të kryengritësve në provincën Helmand ndërsa 5 të tjerë gjatë bastisjes në një strehim të kryengritësve në provincën Ghazni. Këto ndërhyrje u bënë pas sulmeve ajrore të koalicionit nga të cilat u vranë së paku 45 luftëtarë talibanë në jug të Afganistanit, para dy ditësh.
XS
SM
MD
LG