Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e kolerës në Irakun verior, prej fundit të muajit gusht, ka infektuar afro 16 mijë vetë. Prej tyre së paku 10 kanë vdekur. Zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib u tha gazetarëve se rastet e kësaj sëmundjeje ishin raportuar në qytetet Al-Sulaymaniyah, Kirkuk dhe Irbil. Tash për tash përhapja mbetet në këto hapësira, që kanë një popullatë prej tre milionë banorësh. Burimi i epidemisë mbetet i paqartë.
XS
SM
MD
LG