Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një grup kryengritës i ndërlidhur me al-Kaidën në Irak, u është kërcënuar me vrasje arabëve sunitë që bashkëpunojnë me ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe me partnerët e saj irakianë. Në një kumtesë të publikuar në internet, grupi Shteti Islamik i Irakut ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e liderit fisnor Abdul-Sattar Abu Risha, që kishte udhëhequr rezistencën kundër al-Kaidës në provincën Anbar në Irak. Më se 1500 vetë morën pjesë në varrimin e tij, me ç'rast irakianët sunitë dhe forcat e Shteteve të Bashkuara shfaqën përkushtimin për ta vazhduar luftën kundër al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG