Ndërlidhjet

MOSKË


Zyrtari i lartë ushtarak i Rusisë, Aleksandr Yakushin tha se Moska do të këmbëngulë që Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga planet e tyre për mbrojtjen kundër raketore në Evropë. Ai tha se gjatë takimit më 18 të këtij muaji në Baku, qëllim kryesor i Rusisë do të jetë që Shtetet e Bashkuara ta ndalin vendosjen e këtij sistemi në Çeki dhe në Poloni. Në takimin në Baku, zyrtarët nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe nga Azerbajxhani do të diskutojnë për mundësinë e shfrytëzimit të përbashkët ruso – amerikan të radarit Gabal në Azerbajxhan.
XS
SM
MD
LG