Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund ti tërheqin dhjetëra mijëra trupa nga Iraku gjatë vitit 2008. Zoti Gates tha se niveli i tashëm i ushtarëve prej 170 mijë mund të zvogëlohet në 100 mijë deri në janar të vitit 2009, por sipas tij, kjo do të varet nga progresi i misionit të Shteteve të Bashkuara në Irak. Më herët, presidenti Bush tha se afro 30 mijë trupa do të mund të tërhiqeshin nga Iraku deri në verën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG