Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara në Irak tha se ka kapur një militant të dyshuar të Al Kaedës, i cili besohet se ka gisht në vrasjen e udhëheqësit sunit, Abdul Sattar Abu Risha. Viktima, që ishte një aleat i ngushtë i amerikanëve, e humbi jetën të martën në shtëpinë e tij në Ramadi, në krahinën Anbar.
Abu Risha ka udhëhequr një kryengritje kundër Al Kaedas.
Po sot, Reuters njoftoi se militantë të Al Kaedas kanë vrarë të paktën 14 njerëz në Al-Miqdadiya, qytet kryesisht i banuar me sunitë në veri të Bagdadit.
Në incidente tjera, të paktën dy njerëz e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një automjeti në Bagdad, ndërsa në qytetin verior Tuz, një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 6 njerëzve dhe plagosjen e 22 të tjerëve.
Shteti Islamik i Irakut, një organizatë e ndërlidhur me Al Kaedan, është zotuar se do t'i intensifikojë sulmet gjatë muajit të Ramazanit.
XS
SM
MD
LG