Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'i shfrytëzojnë të gjitha mjetet diplomatike dhe ekonomike, në përpjekje për të bindur Iranin që t'i ndalë ambicjet e veta bërthamore, ka deklaruar sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates. Megjithate, "të gjitha opcionet" mbeten në tryezë, i tha Gates televizionit amerikan FOX.
Duke folur për Irakun, Gates tha se trupat amerikane me siguri do të mbeten atje për një "periudhë të zgjatur", por me nivel më të reduktuar dhe mision shumë më të kufizuar. Ai nuk dha një numër për nivelin e këtyre trupave, por tha se ato do të jenë pjesë e 160 mijë trupave aktuale. Gates tha se trupat amerikane do të fokusohen në sigurimin e kufirit, luftimin e terroristëve, si dhe trainimin dhe pajisjen e forcave të sigurisë të Irakut.
XS
SM
MD
LG