Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën nëntë veta e kanë humbur jetën dhe 18 janë plagosur sot nga incidenti në një treg të Bagdadit. Raportet thanë se incidentin e shkaktoi një automjet bombë, por AP citoi policinë të ketë thënë se viktimat pësuan gjatë shkëmbim zjarrit që pasoi shpërthimin.
Ambasada amerikane në Bagdad tha se në incidentin janë përfshirë edhe kontraktorë që punojnë për Departamentin e Shtetit, por nuk dha detaje tjera.
Po sot, militantë të dyshuar të Al Kaedas kanë vrarë të paktën 14 njerëz në qytetin Al-Miqdadiya, ndërsa në qytetin Tuz, një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 6 njerëzve dhe plagosjen e 22 të tjerëve.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ka kapur një militant të dyshuar të Al Kaedës, i cili besohet se ka gisht në vrasjen e udhëheqësit sunit, Abdul Sattar Abu Risha. Viktima, që ishte një aleat i ngushtë i amerikanëve, e humbi jetën të martën në shtëpinë e tij në Ramadi, në krahinën Anbar.
XS
SM
MD
LG