Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Kreu i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali Dan McNeill, tha se eksplozivet që i kanë sekuestruar trupat e NATO-s "qartësisht" vijnë nga Irani. Ai tha se materiali i sekuestruar nga një konvoj javën e kaluar, mund të përdorej për mjete shpërthyese artizanale.
Komentet e gjeneralit amerikan u bënë në kohën e njoftimeve kundërthënëse se Irani i furnizon me armatim talebanët afganë, gjë që Teherani e mohon.
Ndërkohë, forcat e koalicionit njoftuan se të paktën 10 militantë të dyshuar talebanë janë vrarë dje në përleshjet në krahinën jugore Helmand.
XS
SM
MD
LG