Ndërlidhjet

PARIS


Ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner tërhoqi vërejtjen se Bota do të duhej të përgatitej për luftë të mundshme lidhur me programin bërthamor të Iranit. "Ne duhet të përgatitemi për më të keqen... e kjo nënkupton se më e keqja është lufta", tha mbrëmë zoti Kouchner në një intervistë për radio televizionin francez. Bernard Kouchner mëtutje tha se negociatat me Iranin duhet të vazhdojnë "deri në fund", por, sipas tij, programi i armatimit bërthamor të Iranit paraqet "rrezik real për gjithë botën". Por, presidenti Mahmud Ahmadinejad është zotuar se Irani do ta vazhdoj programin e tij bërthamor dhe nuk do ti nënshtrohet presionit ndërkombëtar për t'u tërhequr nga pasurimi i uraniumit.
XS
SM
MD
LG