Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vlerësuar se nëse shqiptarët e Kosovës vetë e shpallin pavarësinë, atëherë prej reagimit të Perëndimit do të varet se si do të zhvillohet situata. Kështu shkruan gazeta gjermane Die Welt në artikullin e komentatorit të saj, Michael Stuermer, i cili ishte në mesin e gazetarëve dhe ekspertëve të zgjedhur në një takim me presidentin Putin gjatë fundjavës në Soçi të Rusisë.
"Nëse shqiptarët e Kosovës në fund të vitit njëanshëm e shpallin pavarësinë, çdo gjë do të varet nga reagimi i Perëndimit. Bashkëpunimi kulturor dhe ekonomik do të ishin të pranueshëm. Pranimi politik do të ishte çështje tjetër", citon gazeta fjalët e presidentit Putin.
XS
SM
MD
LG