Ndërlidhjet

PRAGË


Zgjidhja për Kosovën s'mund të jetë vetëm në favor të njërës palë, dhe duhet të arrihet me marrëveshje përmes bisedimeve, vlerësuan presidentët e Serbisë dhe Çekisë, Boris Tadiç dhe Vaclav Klaus.
"Asnjë zgjidhje s'mund të jetë 10:0 për asnjërën palë, ndoshta mund të jetë 6:5", tha Vaclav Klaus pas takimit me presidentin serb.
Tadiç tha se "Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës", dhe se do t'i ndërmarrë të gjitha masat legale që të mos vijë deri te ky vendim.
"Ne duam të shmangim çdo dhunë. Një luftë e re do të ishta katastrofike për serbët, për shqiptarët, për popujt e Ballkanit, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara dhe për Rusinë", deklaroi Boris Tadiç.
XS
SM
MD
LG