Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOC


Udhëheqësi i Lëvizjes për Progres Demokratik Jonuz Musliu deklaroi sot se kjo parti do të kërkojë praninë e NATO-s në Luginën e Preshevës.
Musliu ka thënë se partia e ka ngritur këtë iniciativë pas deklaratës së kryeministrit Vojisllav Koshtunica se ekziston mundësia e destabilizimit me rastin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
"Do të kërkojmë që NATO të jetë i pranishëm në Bujanoc dhe Preshevë për të ruajtur sigurinë, sepse nuk duam të vijë deri tek shkallëzimi i dhunës në këtë rajon", ka thënë Musliu, për të shtuar se kërkesën do t'ia parashtrojë të gjitha institucioneve kompetente.
XS
SM
MD
LG