Ndërlidhjet

VJENË


Irani i paralajmëroi vendet e Perëndimit se janë duke e zgjedhur konfrontimin në vend të marrëdhënieve të përzemërta, pasi Franca tha se bota duhet të përgatitet për një luftë të mundshme rreth programit bërthamor të Iranit. Përfaqësuesi i Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë, Gholam Reza Agzadeh, tha se Irani është i vendosur të vazhdojë me procesin e vet bërthamor.
Komentet e tij u bënë një ditë pasi ministri i Jashtëm i francez, Bernard Kouchner tha se negociatat me Iranin duhet të vazhdojnë "deri në fund". Por Kouchner gjithashtu shtoi se armatimi bërthamor i Iranit paraqet "rrezik real për gjithë botën".
"Ne duhet të përgatitemi për më të keqen..., e kjo nënkupton se më e keqja është lufta", tha Kouchner për radiotelevizionin francez. Ai gjithashtu tha se u ka kërkuar kompanive franceze, përfshirë gjigantit të naftës Total, të mos investojnë në asnjë projekt të ri në Iran.
Në gusht, presidenti francez Nicholas Sarkozy tha se është "i papranueshëm" një Iran me armë bërthamore.
Sot, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed el-Baradei tërhoqi vërejtjen kundër deklaratave që flasin për përdorimin e çfarëdo force kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG