Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf do të paraqesë dorëheqje nga posti i komandantit të ushtrisë aty kah gjysma e nëntorit, me qëllim që të veprojë si lider civil politik, njoftoi një zyrtar i lartë i partisë së tij. Gjithashtu u njoftua se Musharraf do të kërkojë nga Parlamenti edhe një mandat pesëvjeçar presidencial, para se të tërhiqet nga kreu i ushtrisë.
Këto komente u bënë pasi Gjyqi Suprem i Pakistanit filloi shqyrtimin e 10 peticioneve kundër presidentit Musharraf, që janë paraqitur nga konservatorët fetarë, grupe juristësh dhe organizata joqeveritare.
XS
SM
MD
LG