Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Portugalisë, vendit kryesues të BE-së, tha se sfida më e madhe e tij është që të arrijë unitetin brenda Bashkimin Evropian për çështjen e Kosovës.
Jose Socrates tha se Kosova ishte njëra nga çështjet në marrëdhëniet trans-atlantike, që i diskutoi sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush në takimin në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se negociatat rreth statusit të Kosovës e kanë dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
"I garantova presidentit se prioriteti kryesor që më vjen ndër mend kur është fjala për Kosovën, është që Evropa të mbetet e bashkuar", tha Socrates.
Pas takimit, presidenti Bush tha se "do të punojë ngushtë me kryeministrin për t'i mbajtur shumë të forta lidhjet transatlantike".
XS
SM
MD
LG