Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku dhe komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali John Craddock kanë biseduar sot për gjendjen e sigurisë në Kosovë.
"Kryeministri Çeku vlerësoi se situata në Kosovë është stabile, dhe se të gjithë faktorët në Kosovë janë të përcaktuar për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare", thuhet në njoftimin nga kabineti. Gjenerali Craddock thuhet se e ka siguruar kryeministrin se forcat e aleancës janë në gjendje të ballafaqohen me të gjitha sfidat gjatë dhe pas fazës vendimtare në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG