Ndërlidhjet

PRAGË


Zgjidhja për Kosovën s'mund të jetë vetëm në favor të njërës palë, dhe duhet të arrihet me marrëveshje përmes bisedimeve, vlerësuan presidentët e Serbisë dhe Çekisë, Boris Tadiç dhe Vaclav Klaus.
"Pasojat e një zgjidhje të njëanshme mund të jenë shumë negative në planin afatgjatë, jo vetëm për Serbinë, por edhe për tërë rajonin dhe mbarë Evropën", tha Klaus pas takimit me presidentin serb.
Tadiç tha se "Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës", dhe se do t'i ndërmarrë të gjitha masat legale që të mos vijë deri te ky vendim.
"Ne duam të shmangim çdo dhunë. Një luftë e re do të ishta katastrofike për serbët, për shqiptarët, për popujt e Ballkanit, për Evropën, për Shtetet e Bashkuara dhe për Rusinë", deklaroi Boris Tadiç.
XS
SM
MD
LG